26 Qershor, 2022

Fotot nga paparazzi/ Toni Gogu ‘rikthen në modë’ çibukun


Rrallë ndodh të shohim deputetë me cigare në dorë. E thuajse asnjëherë nuk na ka ndodhur që ndonjërin prej tyre ta shohim me çibuk në dorë, të paktën deri më sot. I pari që duket se po rikthen një metodë të vjetër në modë është pikërisht deputeti i Tiranës, Toni Gogu.

Deputeti i Partisë Socialiste është fotografuar në një nga baret pranë Parlamentit, teksa ka qenë duke tymos duhan në çibuk. Nuk dihet nëse kjo metodë është zgjedhur prej tij si një trend apo domosdoshmëri në zakonin e tij si duhanpirës, por duhet thënë se kishin shumë kohë pa parë burra të tymosnin në këtë mënyrë kaq ‘old-school’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al