12 Dhjetor, 2021

Fotot nga paparazzi/ Nuk është aq keq sa duket, përkrahësit e Bashës dhe Berishës shfaqen shumë miqësorë me njëri-tjetrin


Vetëm dy ditë larg Kuvendit të demokratëve, thirrur nga ish-Kryeministri, Sali Berisha, përmes foltoreve të zhvilluara nëpër Shqipëri dhe një situate shumë të acaruar mes përkrahësve demokratë të Bashës dhe Berishës, gjendja në Parlament nuk duket edhe aq keq. 

luan baci jorida tabaku alfred rushaj flamur noka

Deputetët demokratë janë shfaqur edhe këtë të enjte në seancën e radhës. Paparazzi i “Panorama plus” i ka fotografuar për të kuptuar se deri ku është shtrirë kjo përçarje e madhe që po ndodh në Partinë Demokratike, por fotot, në fakt, na treguan një panoramë krejt tjetër dhe mbi të gjitha, shumë paqësore.

alfred rushaj flamur noka1

Deputeti demokrat i Ebasanit, Luçiano Boçi, iu bashkua “Foltores” së Berishës rreth një muaj më parë kur ai mbajti tubimin e përkrahësve të tij në Elbasan, fakt ky që bëri jo pak lajm. Ndërkohë, ai shihet duke i mbajtur çadrën Jorida Tabakut, njërës prej njerëzve më të afërt të kryetarit Basha.

alfred rushaj flamur noka3

Ndërkohë, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj, i cili është gjithashtu një mbështetës i Bashës, është parë duke folur shumë miqësisht dhe për minuta të tëra me njërin prej mbështetësve më të flaktë të Berishës, Flamur Nokën.

/Panoramaplus.al

jorida tabakujorida tabaku luan boci1jorida tabaku luan bocialfred rushaj flamur nokaalfred rushaj flamur noka4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al