10 Korrik, 2022

Fotot nga paparazzi/ Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi largohen me makinën luksoze


Thuajse çdo në çdo aktivitet politik ata vijnë e ikin së bashku. Flasim për Mesila Dodën dhe Shpëtim Idrizin, që ndër vite kanë një bashkëpunim të shkëlqyer me partinë e tyre, PDIU.

Ashtu ka ndodhur edhe këtë herë, ku Doda dhe Idrizi kanë lënë së bashku ambientet e Parlamentit dhe janë larguar me makinën luksoze. Të dy janë pjesë e Parlamentit si deputetë të listës së Partisë Demokratike, por në fakt ata janë ‘zëri’ i Çamërisë në Kuvend, ku mbështesin këtë kauzë. Ndaj ndër vite, bashkëpunimi i tyre politikë i ka shndërruar edhe në dy miq të mirë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al