20 Shkurt, 2022

Fotot nga paparazzi/ “Kundërshtar” në Kuvend e miq në oborr, Balla dhe Duka një bisedë mes miqsh


Përballjet politike janë për foltoren e Parlamentit, për sallën dhe përballjen televizive. Jashtë seancave duket se deputetët janë kolegë të mirë.

agron duka taluant balla ismet drishti

Madje, një marrëdhënie të shëndoshë ligjvënësit tanë kanë edhe me gazetarët.

Kjo shkrepje është bërë në oborrin e Kuvendit, ku kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste shfaqet duke biseduar miqësisht me Agron Dukën.

agron duka taulant balla ismet drishti

Ndonëse janë “kundërshtarë” në kampet politike, dy politikanët gjejnë kohë të bisedojnë si dy miq të mirë.

Nuk kishte sesi të mungonte në këtë foto edhe Ismet Drishti. Me gjasa biseda ka pasur nota humori, pasi të tre shfaqen të buzëqeshur.

agron duka taulant balla ismet drishti1Nga përqafimi, mendojmë se Drishti nuk e ka kursyer një batutë me deputetët, duke shkaktuar të qeshura.

agron duka taulant balla ismet drishti2agron duka taulant balla ismet drishti3agron duka taulant balla ismet drishti4agron duka taulant balla ismet drishti6agron duka taulant balla ismet drishti5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al