25 Shtator, 2019

FOTOT nga paparazzi/ Ilir Beqja merr masat që të mos vonohet për palestër


Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, u fotografua këtë të enjte nga paparazzi ynë në një version shumë sportiv. Edhe pse ishte ditë Parlamenti, ku dihet veshja formale që përdoret zakonisht, Beqja u shfaq pa xhaketë dhe kollare, ndërkohë që në krah mbante çantën e palestrës.

Si një ish-sportist, Beqja vijon të jetë i apasionuar pas aktiviteteve fizike dhe në fakt, linjat e tij janë shumë të mira. Me siguri ka menduar se mund të kalojë shumë orë në Parlament dhe për të qenë i sigurt që nuk do të vonohej për në palestër, ka marrë me vete çantën e sportit.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al