3 Prill, 2022

Fotot nga paparazzi/ Flutura Açka me bastun në seancën plenare, çfarë i ka ndodhur deputetes demokrate


Flutura Açka ka spikatur këtë javë në Parlament. Deputetja e Partisë Demokratike ka ardhur me një stil disi më “bohemian”, duke u paraqitur me një kapele ngjyrë blu.

flutura acka

Shkrimtarja duket se ruan stilin e saj të veshjes, ndonëse tashmë është edhe deputete. Por krahas “look”-ut të Fluturës, ajo që na ra në sy ishte fakti se ajo po ndihmohej për të ecur nga një bastun.

flutura açka bastun parlament1

Nuk dihet nëse Flutura ka pasur një problem shëndetësor, apo një aksident që e ka detyruar të mbajë një bastun në seancën plenare.

flutura açka bastun parlament

Por, ajo që shihet lehtësisht është se deputetja ka qenë në vështirësi, sidomos në pjesën e shkallëve. Megjithatë, edhe pse në kushte të vështira shëndetësore, deputetja e selisë blu ka zgjedhur mos të mungojë në seancë.

flutura açka bastun parlament2flutura açka bastun parlament4flutura açka bastun parlament3flutura açka bastun parlament5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al