10 Korrik, 2022

Fotot nga paparazzi/ Bora Muzhaqi, më në fund vesh taka


Bora Muzhaqi përfaqëson më së miri ministrinë që drejton. Ministrja shfaqet gjithnjë e veshur thjesht, duke treguar kështu natyrën e saj sportive. Por duket se diçka ka ndryshuar edhe për të. Ajo është shfaqur në Parlament e veshur me taka.

Një pamje e rrallë kjo për Muzhaqin, që këtë herë ka ardhur më zyrtare në veshje. Ndoshta kjo zgjedhje është bërë për t’iu përshtatur më shumë postit të saj apo ndoshta veshjes formale. Apo ndoshta Bora është ‘frymëzuar’ nga koleget e saj, që nuk i kursejnë takat të enjteve në parlament. Megjithatë, duhet thënë se edhe pamja formale e ministres na pëlqen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al