31 Janar, 2021

Fotot nga paparazi/ Aleksandër Gjoka nuk ndryshon asgjë nga rutina e ditës, birra me shokë në kohë Covidi


Ka një kontrast të madh mes talentit të jashtëzakonshëm të këngëtarit Aleksandër Gjoka dhe stilit të jetës tejet modest që ai bën.

Nuk është më e panjohur për opinionin, fakti që Sandri pëlqen baret e thjeshta të kryeqytetit. Ai aty shihet në shoqërinë e miqve, ku biseda shoqërohet me pije.

Edhe këto ditë kur kujdesi për t’u mos u infektuar me Covid ka qenë i lartë, duket se këngëtari i famshëm nuk ka dashur të ndryshojë asgjë nga rutina e tij e ditës.

Ai është fotografuar nga paparazzi ynë teksa pinte birra me miqtë e tij, në një bar në zonën e ish-Bllokut. Shpresojmë që kjo të mos i krijojë probleme me shëndetin e tij.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al