19 Mars, 2019

FOTOT/ Ish-ministrat e Ramës “përkëdhelin” deputetet zonja


Nuk janë skena të papara! Deputetët e Partisë Socialiste kanë marrëdhënie mjaft miqësore dhe të afërta me njëri-tjetrin. Mesa duket, ata janë kolegë, por edhe miq!

Këtë herë, paparazzi ynë ka fotografuar ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, që përqafonte Klodiana Spahiun, deputeten e Durrësit. Të njëjtën skenë e pamë edhe me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetajn, i cili përqafonte Senida Mesin e Shkodrës.

Edhe pse situata politike nuk është aq e qetë me opozitarët që kanë dalë nga Parlamenti, asgjë nuk ua zbeh humorin e mirë dhe marrëdhënien e ngrohtë mes njëri-tjetrit, kolegëve socialistë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al