26 Gusht, 2021

Fotot e rralla/ Ja kush ishte “Facebook”-u i vitit 1983 në Shqipëri


239300714_4388127584564461_353503708853262929_n

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar dy foto të rralla, nga vitet 1983, të Sektorit të Kooperativës Dajç-Qendër, ku duket se si informoheshin në atë kohë qytetarët, krahasuar me ditët e sotme ku masivisht informacionet merren përmjes rrjeteve sociale.

“Mjetet e përhapjes së shembujve inkurajues janë të shumta: botimet tradicionale të shtypura, mjetet e informimit në masë, filmat apo fotografitë e, së fundmi, edhe rrjetet shoqërore si Facebook-u apo Instagram-i.

Mirëpo, siç duket, ndryshon forma dhe emri, pasi fjala kyçe mbetet po ajo, në çdo kohë: Propaganda”, shkruahet në postimin e Arkivës.

POSTIMI I PLOTE

Facebook-u i vitit 1983.

Bëni lajka dhe komente, mos rrini vetëm duke parë. Ose, thënë me gjuhën e Sektorit të Kooperativës Dajç-Qendër: “Shembulli i më të mirëve të na udhëheqë në punë për plotësimin e detyrave dhe zotimeve për vitin 1983!”.

Shoqëria njerëzore shpesh frymëzohet prej shembullit të tjetrit, të më të mirit, në çdo aspekt të saj.

239449929_4388127581231128_2559116785377534401_n

Mjetet e përhapjes së shembujve inkurajues janë të shumta: botimet tradicionale të shtypura, mjetet e informimit në masë, filmat apo fotografitë e, së fundmi, edhe rrjetet shoqërore si Facebook-u apo Instagram-i.

Mirëpo, siç duket, ndryshon forma dhe emri, pasi fjala kyçe mbetet po ajo, në çdo kohë: Propaganda.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al