10 Prill, 2022

Foto nga paparazzi/ Pas rikthimit në PD, Rudina Hajdari përmirëson stilin


Rudina Hajdari është rikthyer në Partinë Demokratike. Pasi Komisioni i Rithemelit ka marrë partinë, edhe ish-deputetja është rikthyer. Në fotot e shkrepura nga paparaci ynë, ajo shfaqet në një nga resortet e kryeqytetit, ku pas takimeve që ka pasur ka dalë nga ambientet e resortit me telefon në dorë.

Si gjithnjë në një formë të mirë fizike, Rudina shfaqet mjaft e kombinuar, ku me fustanin print kishte zgjedhur të kombinonte këpucët me pak takë ngjyrë portokalli. Në një intervistë për “Klan News”, ish-deputetja thotë se tashmë se është e gatshme të japë kontributin e saj për rikthimin e PD-së në një forcë fituese.

“Të rikthehem në gjirin e Partisë Demokratike, duke u takuar me nivelet më të larta të degëve të PDsë të së gjithë strukturës së anëtarësisë, me njerëz intelektualë, me njerëz që kanë kontribuar gjatë kësaj periudhe me një opozitë të shëndetshme”. Teksa beteja brenda PD-së vijon ende, Rudina Hajdari e ka të qartë se cilin krah mbështet. “Ndryshimet që kanë ndodhur në statut, në kongresin e 11 Dhjetorit, shikoj që pesha më e madhe i jepet anëtarësisë, kështu që risitë që sjell ky lloj statuti i ri do japin ndryshim rrënjësor për PD, që mos përsëriten më gabimet e së kaluarës.

Ky statut i jep më shumë peshë anëtarësisë dhe i dobëson rolin kryetarit të partisë. Këto lloj ndryshime që ka miratuar Gjykata janë ndryshime të shëndetshme”. Rudina Hajdari u largua nga Partia Demokratike para zgjedhjeve të 25 prillit, për të kandiduar në qarkun e Elbasanit nën siglën e “Nismës Thurje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al