10 Prill, 2022

Foto nga paparazzi/ Grida Duma dhe stili që e karakterizon


Mund ta quajmë një ndër deputetet më sharmante të Parlamentit tonë. Grida Duma është politikania që fiton vëmendje jo vetëm me deklarata e saj, por edhe me pamjen.

Deputetja e Partisë Demokratike ka treguar se në çdo dalje të sajën ka një stil të vetin që i shkon për shtat. Me fustanet e saj deri te kyçi i këmbëve, ajo tashmë është identifikuar. E si gjithmonë ajo nuk harron të kombinojë veshjen me takat e larta, por edhe aksesorët e tjerë.

E tillë ka qenë edhe këtë herë, në sinkroni të plotë me ngjyrat e errëta që kishte zgjedhur për të veshur në një ndër komisionet ku merrte pjesë. Veshur thuajse me të zeza, Grida e thyente imazhin e saj me vathët dhe varësen, duke plotësuar kështu pamjen e saj. Nga ana tjetër, Grida Duma është ndër personazhet që vijon të insistojë për të pasur bashkëpunim në selinë blu.

Teksa partia ndodhet në ditë të vështira, deputetja herë pas here ka bërë thirrje për bashkim. Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike dhe deputetja e kësaj partie, Grida Duma, insiston që vetëm përmes një dialogu të hapur në mes të demokratëve, kjo parti do të tejkalojë krizën me të cilën po ballafaqohet.

Ajo ka bërë me dije se nuk ka menduar ende për t’i hyrë garës për të udhëhequr partinë, por do të preferonte që kryetari i ardhshëm të mos jetë as Sali Berisha, as Lulzim Basha.

Në një intervistë dhënë pak kohë më parë, deputetja e Partisë Demokratike konsideron se ka plot kandidatë që mund ta udhëhiqnin PD-në, ndërsa thotë se revanshi i demokratëve mbi demokratët duhet të mbarojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al