10 Prill, 2022

Foto nga paparazzi/ Etilda Gjonajn e shoqërojnë në Kuvend


Moti i paqëndrueshëm ka bërë që deputetët të nxitojnë për në komisionet e tyre, natyrisht duke mos harruar as çadrat. Por duket se më me ‘fat’ ka qenë ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Deputetja e Partisë Socialiste është shoqëruar nga një grua deri në Kryesinë e Kuvendit. Ashtu siç shihet në fotot e siguruara nga “Panorama”, është pikërisht kjo grua që i mban çadrën ish-ministres, duke e shoqëruar deri te dera.

Nuk dihet nëse gruaja në fjalë është gruaja apo një e afërme e saj, që përkujdeset kaq shumë për Gjonajn. Sa i përket jetës publike, ish-ministrja është shumë e kufizuar.

Veç daljeve të saj lidhur me detyrën fillimisht si ministre e Drejtësisë e tanimë si deputete e Partisë Demokratike, ajo ka preferuar të qëndrojë e tërhequr. Gjonajn e kemi parë më mediatike vetëm sa u përket kauzave të ndryshme sociale që ka pasqyruar në rrjetet sociale. Edhe jetën private ajo ka zgjedhur ta jetojë e qetë larg fokusit të mediave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al