7 Janar, 2023

Foto nga paparazzi/ Bora Muzhaqi, mes sportives dhe rrëmujës


Ministrja Bora Muzhaqi është shumë e famshme në rrjet për deklaratat e saj, që janë shndërruar në meme. Një figurë shumë e kontestuar dhe shumë e komentuar në rrjete sociale, në çdo dalje të saj është shumë e komentuar.

Ministrja më e re e Kabinetit Rama nuk u ka shpëtuar thuajse në çdo dalje të saj kritikave, por këtë herë ne do të donim të komentonim pamjen e saj. Bora, ashtu siç i ka hije, ka ardhur në Parlament e veshur me një kostum serioz, por ajo që ne na bie në sy është fakti se kostumi serioz e ka kombinuar me xhupin e gjatë dhe e gjithë tabloja e fotos duket shumë e çrregullt.

Ndoshta nga nxitimi apo ndoshta nga natyra e saj disi e shkujdesur, e gjithë pamja nuk duket si një ministre. Muzhaqi mundet lehtësisht të renditet te politikanet e kombinuara më keq nga femrat e politikës. Vetëm pak javë më parë, ministrja ishte pjesë e faqeve tona për aksesorët aspak të lirë që kishte zgjedhur. Ajo që na ra në sy këtë herë ishte pikërisht rripi që ministrja mban. “Salvatore Ferragamo” është marka që Muzhaqi mban veshur.

Një rrip i tillë kushton nga 100 deri në 180 euro, duke qenë ndër produktet më ekonomike që kjo linjë ka në treg. Nuk dihet nëse ministrja e ka dhuratë aksesorin e saj apo mund t’ia lejojë vetes një rrip të markës së njohur. Ministrja shfaqet gjithnjë e veshur thjesht, duke treguar kështu natyrën e saj sportive, madje me raste edhe e ka tepruar me sportiven në veshjet e

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al