15 Prill, 2022

(Foto) Me një puthje pasionante, Miley Cyrus i jep fund thashethemeve për lidhjen me bateristin e njohur


Miley Cyrus i ka dhënë fund thashethemeve se  është në lidhje me muzikantin Maxx Morando teksa është fotografuar nga paparacët duke i dhuruar partnerit një puthje të zjarrtë.

Dyshja u panë ditën e enjte teksa qëndronin në një trotuar në West Hollywood në fotot e siguruara nga “E!News” .

Këngëtarja e “Wrecking Ball” shihet duke u përqafuar me Morandon teksa ata putheshin me pasion.

Cyrus, 29 vjeç dhe bateristi i Liily, 23 vjeç, ndezën për herë të parë thashethemet për romancë në nëntor 2021, kur u panë së bashku në shfaqjen e Guçi’s Love Parade. Ai gjithashtu mori pjesë në festën e ‘Miley’s New Year Eve” në Miami, të cilën ajo e organizoi bashkë me Pete Davidson.

Ndërsa marrëdhënia e rokerit të “Midnight Sky” me Morandon duket se po shkon vaj, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për prindërit e Cyrus, të cilët bënë kërkesën për divorc për herë të tretë.

Të dhënat e gjykatës të marra nga Page Six treguan se Tish Cyrus dorëzoi dokumentet për t’u ndarë nga Billy Ray Cyrus më 6 prill pas 29 vitesh martesë. Dyshja parashtroi kërkesën për divorc në 2010 dhe 2013, por hoqi dorë nga të dyja rastet.

“Pas 30 vitesh, pesë fëmijë të mrekullueshëm dhe një jetë kujtimesh, ne kemi vendosur të shikojmë rrugët tona, jo me trishtim, por me dashuri në zemrat tona. Ne jemi rritur së bashku, kemi krijuar një familje për të cilën mund të jemi kaq krenarë dhe tani është koha për të krijuar shtigjet tona”,  thanë Tish, 54 vjeç dhe Billy Ray, 60, në një deklaratë për People .

“Ne do të jemi gjithmonë familje dhe mezi presim një përvojë të përbashkët të vazhdueshme dhe të dashur si miq dhe prindër. Ne nuk e kemi marrë këtë vendim lehtë apo shpejt, por me kaq shumë gjëra që po ndodhin në botë, ne donim të siguronim njëfarë qartësie dhe mbylljeje në mënyrë që të mund të mbetemi të fokusuar në atë që është e rëndësishme.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al