10 Korrik, 2022

FOTO/ Fansi i flaktë bën tatuazhin e veçantë për Dj PM dhe Dj Dagz


Dagz & PM janë dy nga personazhet më të dashura për publikun pas pjesëmarrjes së tyre në Big Brother.

Ndonëse asnjëri nuk shkoi në finale, të dy fituan dashurinë e tyre dhe tashmë artistët kanë fansat e tyre të zjarrtë. Tashmë djemtë janë të angazhuar me koncerte në vende nga më të ndryshmet.

Shpesh dy djemtë tregojnë dashurinë e madhe që marrin nga fansat të cilët i suportojnë për muzikën që bëjnë.

Dhe së fundmi Dj PM ka zbuluar nëpërmjet InstaStory-t se një fans i flaktë i tyre ka gdhendur në trupin e tij frazën e tyre të njohur : “Its PM to the Dagz now”.

Rikujtojmë se gjatë qëndrimit në “BBVIP” djemtë krijuan romancat e tyre të cilat vazhdojnë ende sot. Dagz dhe Einxhel janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kudo bashkë. Ndonëse nuk kanë vendosur ende se ku do jetojnë përfundimisht, dyshja e kalojnë kohën bashkë mes Prishtinës dhe Tiranës. Moderatorja ka takuar edhe familjarët e Dagz, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishtja. Në intervista të ndryshme ata kanë pranuar se planet për fëmijë nuk janë shumë të largëta dhe se e njohin veten si prindër së shpejti.

Ndryshe nga ata kanë vepruar Sarah dhe PM që i kanë marrë gjërat më shtuar. Ata kanë zgjedhur mos të postojnë shumë së bashku në rrjetet sociaale duke e shijuar lidhjen në privatësi. Ndonëse janë shpesh bashkë çifti i parë i këtij edicioni të “Big Brother VIP” preferojnë të qëndrojnë ‘sekret’. Sarah ka treguar në intervista të ndryshme se ende nuk i kanë bërë gjërat zyrtare me familjarët e tyre ndonëse janë takuar me familjet e njëri-tjetrit. Po ashtu, për Sarën dhe Pajtim Krasniqin plane të tilla si fejesë, martesë dhe fëmijë janë shumë të largërta.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al