6 Mars, 2020

FOTO/ Blogerja e famshme e Instagramit feston ditëlindjen, por ndodh tragjedia. Vdesin tre persona, mes tyre burri i 29-vjeçares


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Moskë, Rusi gjatë një feste ditëlindje. Tre persona humbën jetën, pasi pasojë e një incidenti gjatë ditëlindjes së 29-të të blogeres së njohur në Instagram, Yekaterina Didenko.

pjimage (21)

Viktimat janë Valentin Didenko, 32 vjeç, burri i blogurës, si dhe dy 25-vjeçarët Natalia Monakova dhe i dashuri i saj Yuri Alferov.

Viktimat raportohet se pësuan helmime me dioksid karboni, pasi 25 kg akull i thatë u shkarkua në pishinën me ujë të ngrohtë duke krijuar kështu një reaksion komik të papërballueshëm për trupat e tre të rinjve.

Blogerja më vonë e postoi veten duke qarë, ndërsa zbuloi se burri i saj kishte vdekur dhe vajza e tyre po pyeste: “Ku është babi?”

Yekaterina tha: “Valya nuk është më me ne. Unë nuk qaja dje, por sot thjesht shpërtheva. Mendova se nuk ishte e vërtetë, ishte një makth.

Nastya u zgjua sot dhe pyeste: Ku është babi?

Nuk di çfarë t’i them asaj…

Ajo po më pyet: Pse po qan?

Hedhja e akullit në pishinë kishte për qëllim të kënaqte të ftuarit në festë.

Por sapo u hodh të ftuarit menjëherë filluan të vuanin nga probleme të rënda në frymëmarrje dhe disa raportohet se kishin djegie.

Specialisti i IT, Valentin i njohur gjithashtu si Valya, vdiq në spital dhe shtatë të tjerë po trajtohen për plagët e tyre.

Yekaterina fillimisht u raportua të ishte në mesin e të vdekurve, por postoi një video në internet nga shtrati i spitalit, para se të merrte vesh se bashkëshorti i saj kishte ndërruar jetë.

1234567891011

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al