25 Mars, 2019

FOTO/ Albana Vokshi nuk pyet për gazin lotsjellës, ndërsa kolegët marrin masa


Protesta e parafundit e opozitës së bashkuar para Parlamentit u shoqërua edhe me episode dhune nga ana e protestuesve. Për këtë arsye, Policia hodhi një sasi të madhe gazi lotsjellës për të shpërndarë njerëzit.

Kjo krijoi jo pak probleme te protestuesit, të cilët i shihje të gjithë me sy të kuq dhe me maska apo shami në gojë dhe hundë. Të njëjtën gjë bënë edhe ish-deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Agron Shehaj.

Siç e shihni në foto, ata përpiqeshin të mbroheshin në mënyrë që gazi të mos iu hynte në gojë apo hundë. Ndërkohë, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi, edhe pse grua dhe më delikate, as donte t’ia dinte për gazin, paçka se, siç duket në portret, kjo situatë e bezdis jo pak.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al