1 Nëntor, 2020

“Fol, a je paguar për ‘Marshin e UÇK-së’?”- Këngëtari e kërcënoi se do ta hidhte në gjyq, Adelina Ismaili reagon sërish


Pak ditë më parë, Adelina Ismaili deklaroi në emisionin e saj “Tetë a tetë me Adelinën” se Arif Vladi është paguar për këngën “Marshi i UÇK-së”.

adelina ismaili

Reagimi i këngëtari ishte i menjëhershëm, duke hedhur poshtë akuzat dhe duke i kërkuar Adelinës fakte ose ndryshe do ta hidhte në gjyq.

arif vladi

Më pas, Adelina publikoi në rrjete sociale se ky fakt është konfirmuar edhe nga Refik Hamiti, i cili pretendon se ka qenë sponsori.

adelina ismaili (8)

Ndërkohë, Vladi ka reaguar sërish, duke e akuzuar Adelinën se çdo gjë po e bën për pak famë.

adelina ismaili (3)

Me sa duket i ka humb audienca dhe kërkon të gjejë emra me të cilët i kthehet vëmendja. Në kohën kur është bërë “Marshi i UÇK-së” unë përjetoja të tjera gjëra kurse Adelina argëtohej serbisht”, shkroi ai.

adelina ismaili (6)

Por, Adelina nuk e ka lënë me kaq, pasi ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan:

adelina ismaili 1

Arif Vladi. A je paguar për “Marshin e UÇK” apo jo? Kjo është pyetja. Sepse dolën dëshmitarë që konfirmojnë se je paguar. Çka dëgjoj unë, është punë e imja. Fol, a je paguar.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al