6 Maj, 2023

Finalja e madhe e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”/ Katër finalistët shkëlqejnë me paraqitjen e tyre


Mbrëmjen e sonte po mbahet finalja e spektaklit të madh të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Katër finalistët e kësaj nate, Luiz Ejlli, Efi Dhedhes, Krist Aliaj dhe Dea Mishel garojnë ‘kokë më kokë’ se kush do ta rrëmbejë çmimin e madh.

Ata janë vendosur në mes të skenës gjigande ku në fund të spektaklit do të shpallet dhe fituesi ku janë shfaqur plot emocione dhe me një paraqitje goxha elegante.

Për Luizin, Dean dhe Kristin, kjo është dita e 136-të e tyre e qëndrimit në shtëpinë më të famshme. Ndërsa Efi u rikthye sërish në garë disa javë më parë pasi u eliminua rreth dy muaj më parë.

Ata kanë parë një klip ku përmblidheshin të gjitha ditët e qëndrimit të tyre plot emocion, lot, surpriza, dhe të papritura.

Dea Mishel: Kemi përjetuar shumë emocione këëtu brenda, shumë e bukur gjithçka që pashë tani.

Kristi: Shumë nostalgji.

Luizi: Do na mungojë gjithçka.

Efi: Gjithçka, një herë qeshim një herë qajmë, por së bashku, do mungoj çdo gjë nga kjo shtëpi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al