14 Maj, 2022

Finalja e Eurovision/ Laura Pausini dhuron spektakël me performancën e saj (VIDEO)


Prezantuesja e “Eurovision”,  Laura Pausini dhuroi një performancë spektakolare teksa këndoi një kolazh të hiteve të saj, e shoqëruar me një grup balerinësh në skenë. 

Performanca e këngëtares italiane, e cila është prezantuese e festivalit europian, i vuri fakën skenës, ndërsa për çdo këngë që ajo këndoi kishte një veshje në ngjyra të ndryshme.

Ajo kaloi nga portokallia në të bardhë, pastaj blu, të verdhë dhe të zezë, me çdo veshje që përfaqëson një fazë të ndryshme të karrierës së saj. Ajo nisi me tre këngët e saj numër 1 në Itali: Benvenuto, Lo Canto dhe La Solitudine, dhe e mbyllei performancën me Le Cose Che Vivi dhe këngën e saj të re Scatola.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

Kujtojmë se 25 finalistët e Eurovision 2022 janë:

  1. Republika Çeke: We Are Domi – Lights Off
    2. Rumani: WRS – Llamame
    3. Portugalia: MARO – Saudade, Saudade
    4. Finlanda: The Rasmus – Jezebel
    5. Zvicra: Marius Bear – Boys Do Cry
    6. Franca: Alvan & Ahez – Fulenn
    7. Norvegjia: Subëoolfer – Give That Ëolf A Banana
    8. Armenia: Rosa Linn – Snap
    9. Italia: Mahmood & Blanco – Brividi
    10. Spanja: Chanel – SloMo
    11. Norvegjia: S10 – De Diepte
    12. Ukraina: Kalush Orchestra – Stefania
    13. Gjermania: Malik Harris – Rockstars
    14. Lituania: Monika Liu – Sentimentai
    15. Azerbajxhani: Nadir Rustamli – Fade To Black
    16. Belgjika: Jeremie Makiese – Miss You
    17. Greqia: Amanda Tenfjord – Die Together
    18. Islanda: Systur – Með Hækkandi Sol
    19. Moldavia: Zdob şi Zdub & Advahov Brothers – Trenulețul
    20. Suedia: Cornelia Jakobs – Hold Me Closer
    21. Australia: Sheldon Riley – Not The Same
    22.Mbretëria e Bashkuar: Sam Ryder – SPACE MAN
    23. Polonia: Ochman – River
    24. Serbia: Konstrakta – In Corpore Sano
    25. Estonia: Stefan – Hope

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al