23 Shkurt, 2018

Filmi që tronditi Berlinalen, shikuesit braktisin sallën nga skenat seksi


Filmi “Touch Me Not” i regjisores rumune Adina Pintilie ka shkaktuar shumë bujë në Berlinalen e këtij viti. Ky film përmban shumë skena seksi dhe lakuriqësie.

Mediat e huaja shkruajnë se gjatë shfaqjes së parë të filmit eksperimental, shumë shikues e braktisën kinemanë para kohe. Ndërsa ata që mbetën, e vlerësuan filmin me shumë duartrokitje në fund.

Filmi i artistes dhe regjisores rumune vëzhgon njerëzit e ndryshëm në praktikat e tyre seksuale, shkruan Bild

Regjisorja thotë se qëllimi i filmit ka qenë që të zbulojë se çfarë është intimiteti.

“Është një punë kërkimore. Ishte një proces i gjatë, por në fund rezultoi në një histori dashurie shtatëvjeçare për të gjithë ne”.

Pavarësisht largimit të shikuesve, presidenti i jurisë, Tom Tykwer duket i kënaqur.

Para fillimit të Berlinales 68 ai kishte paralajmëruar se do kishte filma të egër dhe të rëndë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al