14 Maj, 2022

Favoritët kryesorë, perfaqësuesit e Ukrainës japin mesazhin e fortë në fund të performancës


Grupi përfaqësues i Ukrainës, Kalush, kanë realizuar perfomancën e tyre në finalen e madhe të “Eurovsion” që po mbahet në Torino.

Pasi përfunduan performancën e tyre me këngën “Stefania”, e kënduar në gjuhën ukrainase, e cila është një homazh për nënën e Psyuk, e cila ende jeton në qytetin perëndimor të Kalushit, ata bënë edhe një thirrje në mes të skenës për të ndihmuar Ukrainën.

“Ju lutem ndihmoni ukrainën dhe Marioupolin. Ndihmoni Ukrainën tani”– thanë ata në përfundim të performancës.

Edhe Presidenti ukrainas Volodymir Zelensky ka bërë apel për mbështetje ndaj vendit të tij në konkursin e këngës “Eurovision.”

“Këtë vit Eurovisioni mbahet në Itali, Torino, falë fitores së Maneskin në edicionin e mëparshëm. Së shpejti në finalen e Eurovizionit , kontinenti dhe e gjithë bota do të dëgjojnë fjalët e gjuhës sonë. Dhe besoj se në fund kjo fjalë do të jetë “Fitore”! Evropë voto Orkestrën Kalush ”– kështu nis mesazhi i presidentit ukrainas në një video në Telegram.

Duke kujtuar se kodi që duhet të votojnë është “12”, Zelensky përfundoi duke thënë:

“Ne mbështesim bashkatdhetarët tanë! Le të mbështesim Ukrainën!”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by PANORAMA PLUS (@panorama.plus)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al