22 Nëntor, 2018

Faton Shoshi i jep fund lidhjes me modelen seksi, por ish-e dashura ka vetëm fjalë të mira për të


Në gusht të këtij viti qarkulloi lajmi se menaxheri i VIP-ave, Faton Shoshi ishte në një lidhje me modelen seksi, Gresa Hoti.

Kjo e fundit nuk ishte një emër i padëgjuar për publikun, pasi ka vite që është bërë pjesë e modës në vende të ndryshme të Europës.

Në momentin që lidhja u bë publike, Fatoni publikoi foto të ndryshme me të në rrjetin social “Insagram”. Por duket se lidhja nuk paska zgjatur më shumë.

Për revistën “Story”, Shoshi ka konfirmuar se i ka dhënë fund historisë së dashurisë me modelen Gresa Hoti dhe tani është beqar.

Por pavarësisht se nuk janë më bashkë, Gresa nuk i kursen fjalët e mira për Fatonin. Teksa ndjekësit e kanë pyetur modelen për Shoshni, ajo është përgjigjur: “Lum nëna që e ka”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al