11 Prill, 2019

Fansja e “akuzon” se e ndau nga burri, ja si i përgjigjet Françeska Jaçe: Të bëj… (FOTO)


Ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, është një nga femrat e showbiz-it shqiptar më të komentuara e ndjekura në rrjetet sociale.

Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku shpeshherë publikon fotografi mjaft provokuese e shumë seksi.

Një ditë më parë, Fraçeska ka postuar një foto ku shfaqet e veshur me një body të bardhë, e që në pah ka nxjerrë të pasmet e saj bombastike.

Pozat e saj marrin gjithmonë vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët nuk ngurrojnë që t’i lënë komente nga më të ndryshmet.

Te fotoja e publikuar një ditë më parë, një grua i shkruan me shaka se e ka ndarë nga burri me bukurinë që ka.

“Françi, na ndave nga burri. Nuk i pëlqej më unë”, i shkruan ndjekësja, të cilës Jaçe i përgjigjet: “Hahaha të bëj biletën unë dmth”, duke nënkuptuar që të largohet nga vendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al