18 Maj, 2019

Familjarët dhe miqtë surprizojnë Jonida Maliqin, shkojnë në Tel Aviv pa e lajmëruar


Pas performancës që këngëtarja Jonida Maliqi bëri në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizion, e cila i emocionoi të gjithë, ajo arriti që të kualifikohej në finalen e madhe.

Ndërkohë, ditën e djeshme ajo ka marrë një sërë mesazhesh dhe urimesh nga ana e kolegëve dhe miqve, të cilët këngëtarja i ka shpërndarë në profilin e saj. Mirëpo, surprizën më të bukur ia ka bërë familja. Nëpërmjet disa postimeve, Jonida ka zbuluar se familjarët dhe miqtë kanë udhëtuar në Izrael për ta mbështetur këngëtaren në natën finale.

“Më ndihmojnë shumë familjarët dhe miqtë… S’më lejohet sheqeri këto ditë për kordat e zërit”, ka shkruar me shaka Jonida në postimin ku shihet duke drekuar me ta, ndërkohë që në një postim tjetër duket mbesa e saj teksa po e ndjek në prova.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al