7 Dhjetor, 2017

”Facebook” rrit kushtet e sigurisë, rregulli i ri i rrjetit social më popullor


Facebook ka rritur kushtet e sigurisë, pasi tani do të kërkojë që çdo përdorues të ngarkojë një fotografi të qartë të fytyrës së tyre. Nëse kjo gjë nuk zbatohet nga përdoruesit  e tij ai paralajmëron mbylljen e llogarisë.

Kjo bëhet për shkak të sigurisë dhe të verifikimit të llogarisë së Facebook,  të provuar se janë ata me të vërtetë pas adresës së tyre duke shmangur kështu adresat ‘’fake’’.

Testi i fotos ka për qëllim të ndihmojë Facebook  të kapë aktivitetin e dyshimtë në pika të ndryshme të ndërveprimit në botë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al