2 Maj, 2018

Eugent Bushpepa e Eleni Foureira bëhen bashkë në “Eurovizion”, ja si i përshëndesin shqiptarët (FOTO)


Një ditë më parë, këngëtarja Eleni Foureira, përfaqësuesja e Qipros në “Eurovision”, na bëri të gjithëve krenar pasi në një intervistë për “Wiwiblogs”, u shpreh se është shqiptare.

Tanimë të gjithë duhet të jemi të bindur që Eleni e dashuron Shqipërinë dhe këtë fakt na e ka treguar edhe Eugent Bushpepa, rokeri i famshëm që përfaqëson vendin tonë në “Eurovision”.

Në një foto të postuar së fundmi në rrjetin social “Instagram”, Eugenti dhe Eleni shfaqen së bashku duke pozuar me simbolin tipik shqiptar, pikërisht shqiponjën dykrenare.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al