19 Qershor, 2018

Eugent Bushpepa bën ndryshimin drastik, nuk keni për ta njohur me pamjen e re


Eugent Bushpepa është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, i cili së fundmi është komentuar në media për performancën e tij të shkëlqyer në “Eurovizion”.

Por tani ai ka tërhequr vëmendjen e publikut me foton e fundit të postuar në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”.

E teksa jemi mësuar që gjithmonë ta shohim me flokë të gjatë, këngëtari ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e tij. Eugenti i ka habitur të gjithë kur është shfaqur me flokët e prerë shumë shkurt, për të cilat fajësonte berberin.

“Kur i thua berberit me hiq vetem majat dhe detyrohesh te shkosh ne plazh të skuqësh tullën”, ka shkruar Bushpepa në përshkrimin e fotos.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al