3 Prill, 2023

Është shkëputur nga muzika prej disa vitesh, Çiljeta Xhilaga zbulon profesionin e ri, shumë larg karrierës si këngëtare


Çiljeta Xhilaga është shkëputur prej disa vitesh nga karriera si këngëtare.

Dhe tani artisja është fokusuar në një tjetër profesion, shumë larg muzikës.

Në një postim në Instagram, ajo ka zbuluar se është rikthyer sërish në bankat e universitetit.

Ajo po studion për “Kriminologji” në Universiten e Drejtësisë. Çiljeta Xhilaga publikoi një foto nga bankat e universitet teksa ndjek leksionet.

”Kriminologji”, shkruan ajo, duke treguar profesionin e ri ku po fokusohet.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al