9 Janar, 2019

“Është psikopat dhe gënjeshtar”, shpërthen ish-e dashura e Ronaldos


Ish-e dashura e Cristiano Ronaldos, Jasmin Lenard ka sulmuar yllin portugez në rrjetin social “Twitter” duke e quajtur atë një gënjeshtar dhe psikopat.

33-vjeçarja e akuzon futbollistin e Juventusit për përdhunim disa vite më parë, teksa sulmet e saj kanë qenë të vazhdueshme, pavarësisht se kanë kaluar shumë kohë nga lidhja e tyre. Jasmine shoqërohej me portugezin dhjetë vite më parë, por zbuloi se ka komunikuar edhe gjatë 18 muajve të fundit.

“Pas shumë mendimesh, po shkoj te Kethrin Majorga dhe ekipi i saj ligjor për të ofruar ndihmën time në akuzën e përdhunimit kundër Cristianos. Unë nuk i konsideroj gënjeshtra ato që ajo thotë.

Do të bëj gjithçka që mundem për ta ndihmuar. Kam mesazhe dhe regjistrime, që do të jenë të paçmueshme për Kethrin dhe ekipin e saj ligjor, për të treguar natyrën e tij të vërtetë si njeri. Qindra mesazhe kam prej tij. Dëshmi të epsheve seksuale, që pasqyrojnë më së miri situatën e Majorgan.

Po ta analizosh në thellësi sjelljen e tij, kupton se ka problem serioze të shëndetit mendor. Ai është një gënjeshtar dhe psikopat. Askush nuk do t’i besonte gjërat që unë do të ndaj me publikun, nëse nuk do të kisha prova. Por, fatmirësisht, kam ruajtur gjithçka, sepse jam një vajzë e zgjuar”, shkruan ish-e dashura e Ronaldos ne “Twitter”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al