31 Gusht, 2018

Është ndarë stresi nga e fejuara? Kejsi zbulon të vërtetën: Unë jam e…


Fshirja e fotove të fejesës si dhe fakti që ata të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, bëri që të aludohej se reperi i njohur Stresi është ndarë nga partnerja e tij, Kejsi.

Kurioze për të zbuluar të vërtetën, një ndjekëse e Kejsit e ka pyetur atë nëse lidhja me Stresin ka marrë fund. Përgjigja e saj u ka dhënë fund të gjitha thashethemeve në lidhje me këtë temë.

“A jeni ndarë me Stresin? Thjesht po pyes se i keni fshirë fotot të dy me njëri-tjetrin dhe s’e keni follow njëri-tjetrin?”, ishte pyetja e fanses.

“Unë jam e martuar, s’e njoh fjalën ndarje”, i është përgjigjur Kejsi, duke sqaruar njëherë e mirë thashethemet për marrëdhënien e tyre.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al