1 Tetor, 2020

Është kthyer me Loredanën apo jo? Mozzik i hedh benzinë zjarrit me ketë përgjigje


Prej disa ditësh në mediat rozë po qarkullojnë thashethemet se Mozzik dhe Loredana janë rikthyer së bashku.

Janë disa detaje të vëna re tek reperët që çuan në këtë përfundim, megjithatë ende nuk ka asnjë konfirmim nga ana e tyre.

Së fundmi, Mozzik ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan” dhe i pyetur nëse ekziston mundësia për një ribashkim me Loredanën, ai hezitoi të përgjigjej.

Pas emisionit ishte pjesë e intervistës “AfterParty” të organizuar nga Luana Vjollca.

Ai u pyet nëse është beqar apo në një lidhje dhe përgjigja e tij i hodhi benzinë zjarrit.

“Nuk e di as unë dhe s’keni për ta ditur as ju,”- u shpreh ai. Kjo la të nënkuptohet se mund të jetë në një fazë ribashkimi me Loredanën.

Gjatë pyetsorit, ai shprehu dëshirën për të bërë një dasmë të madhe shqiptare me tuba. Ndërsa rrëfeu se dëshiron të ketë një familje të madhe.

“Të madhe, ekip futbolli,”– tha ai, teksa u pyet nëse i pëlqen të ketë familje të madhe apo të vogël.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al