25 Dhjetor, 2017

‘’Ermal Mamaqi ha e pi në televizionin Klan, por e vë faturën në emër të Alketa Vejsiut’’


Sonte është duke transmetuar nata finale e spektaklit të kërcimit ‘’Dance with me’’. Si kurrë më parë, pas siglës nuk ishte Alketa ajo që u shfaq në skenën e DMW ,por Ermal Mamaqi, i cili e përcolli me humor gjithë situatën.

Ata folën për faktin e të qenit komshinj në punë pasi i kanë studiot afër në Tv Klan, por edhe jetojnë në të njëjtën lagje. Gjatë bisedës ata kanë shkëmbyer disa batuta, ku Alketa i tha publikut se Ermal Mamaqi ha e pi në televizionin Klan, por e vë faturën në emër të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al