20 Mars, 2018

Erion Isaraj shijon pushimet larg punës, me bashkëshorten


E kemi njohur si një nga aktorët më të talentuar të programit humoristik “Portokalli”. Përveç skeçeve dyshe me aktorin tjetër, Bes Kallaku, Erioni njihet edhe si një skenarist i talentuar.

Ndërkohë, ishte një suprizë largimi i Kallakut dhe Isarajt nga “Portokalli”. Një nga angazhimet e tyre pas largimit, ishte prezantimi i këtij edicioni të festivalit “Kënga Magjike”, në krah të Ardit Gjebreas.

Dyshja instagirls bëri gjithë publikun të qeshë me lot, por se si do vijojë karriera e tyre në televizion, nuk dihet akoma. Për momentin, Besi po merret me turnetë e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë, ndërkohë që nuk dimë se çfarë po bën Erioni. Ai është fotografuar pak ditë më parë në shoqërinë e bashkëshortes së tij, teksa po pinin një kafe. Çifti është martuar rreth dy vite më parë dhe kanë një fëmijë.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al