24 Dhjetor, 2017

Eni Vasili shkëlqen në skenën e Festivalit të 56-të në RTSH, si prezantuese


Ia kishte premtuar pak javë më parë, live, gjatë programit, fare spontanisht. “Ti do jesh një nga prezantueset e këtij festivali, dua të të shoh teksa zbret shkallët me një fustan të gjatë”.

Kështu i tha Adi Krasta Eni Vasilit, teksa kjo e fundit e kishte ftuar prezantuesin e njohur në një intervistë në “Studio e hapur”. Dhe Adi e mbajti fjalën.IMG_1032

Moderatorja dhe gazetarja e njohur, Eni Vasili, hipi në skenë me një fustan të zi super klas dhe prezantoi njërën nga këngët e festivalit. Flokët, me porosi të Krastës, i kishte lënë siç i mban në emision, por ama fustani i zi i jepte një sharm të jashtëzakonshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al