14 Shtator, 2018

Enca shfaqet me tatuazhe në fytyrë, habit fansat me kërkesën në “Instastory”


Padyshim që këngëtarja Enca është një prej personazheve më të ndjekur në rrjetin social “Instagram”. Gjithashtu ajo është edhe një ndër femrat më të komentuara të showbizit shqiptar.

Postimet e shumta që ajo bën në profilin e saj në “Instagram”, tërheqin gjithnjë vëmendjen e ndjekësve të saj dhe asnjëherë nuk kalojnë pa u komentuar.

Në një postim të bërë së fundmi në “Instastory”, me siguri që Enca i ka habitur fansat e saj teksa është shfaqur me tatuazhe në fytyrë.

Aty këngëtarja i pyet ndjekësit e saj nëse duhet ta bënte një të tillë në fytyrë apo jo, ndërkohë që filmon veten me filtrin e tatuazhit.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al