22 Mars, 2018

Enca lë pa fjalë priftin: At kam një rrëfim për të bërë (VIDEO)


Të gjithë fansat e Encës janë duke pritur me padurim videoklipin e këngës së saj të re me titull “Dua”.

E pritjes nesër i vjen fundi, pasi këngëtarja ka bërë të ditur se kënga do të publikohet më datë 23 mars.

Por gjatë kohës që po bënte xhirimet, Enca vazhdimisht ka zbuluar pjesë nga klipi duke zbuluar se në një moment do e shohim edhe të rrëfehet në kishë.

You have 24 hours to get ready for this! #DUA #TOMORROW

A post shared by ENCA (@enca) on

Një video teksa rrëfehet te prifti Enca e ka publikuar sot ku dëgjohet të thotë: “At kam një rrëfim për të bërë”.

“Fol bija ime”, i thotë prifti. “Klipi del nesër”, ja kthen Enca dhe qesh ndërsa prifti shihet të mos i kthejë më përgjigje.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al