4 Shtator, 2021

Enca Haxhia bëhet nostalgjike, këngëtarja publikon foto nga fëmijëria dhe tregon sa ka ndryshuar deri më sot


Enca Haxhia mundohet që t’i tregojë ndjekësve të saj në rrjete sociale pothuajse çdo gjë që bën gjatë përditshmërisë. Ditën e djeshme, këngëtarja është bërë nostalgjike dhe ka vendosur që të ndajë me fansat në llogarinë e saj në Instagram një foto të vjetër nga fëmijëria.

enca haxhia (1)

Në të, artistja shihet me flokë shumë të shkurtër, e veshur me një bluzë portokalli dhe me një palë vathë në formë rrethi të vogël. Buzët e plota dhe tiparet e tjera duket se nuk kanë ndryshuar tek Haxhia.

enca haxhia (3)

Krahas këtij imazhi, Enca shkroi “Ruensa gjithmonë ka qenë më e bukura”. Më pas, ajo ripublikoi të njëjtën foto për t’i marrë një mendim fansave: “A duhet t’i pres flokët sërish të shkurtra?”.

enca haxhia (2)

Pak ditë më parë, këngëtarja tregoi se ka shtuar peshë këtë vit për shkak të operacionit që kaloi në këmbë, por sërish ndihet mirë me veten.

Mirëpo, kur një ndjekëse e pyeti pse nuk përdor ndonjë metodë për të rënë në peshë duke qenë se jetojmë në vitin 2021, Enca i tha: “Sepse më pëlqen? Ndihem shumë mirë? S’kam ndërmend të bëj operacione? Meshkujt vdesin pas meje? Shpresoj të jenë mjaftueshëm arsye”.

enca haxhia (3) enca haxhia (7) enca haxhia (19) enca (5) enca haxhia (1) enca (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al