18 Maj, 2019

Emocionet e Jonida Maliqit pas kualifikimit në finalen e Eurosong


Mbrëmjen e kaluar, performanca madhështore e Jonida Maliqit me këngën “Ktheju tokës”, arriti ta kualifikojë Shqipërinë në natën finale që do të mbahet këtë të shtunë.

E lumtur nga kjo arritje, Jonida ka ndarë me ndjekësit në “Instagram” momentin e kualifikimit dhe ka dhënë për ta mesazhin më të bukur, duke u shprehur se tashmë ndihet fituese.

 

View this post on Instagram

 

Shqiponja prek qiellin, syte dhe kembet rikthen gjithmone ne toke!! Nuk kam heshtur asnje moment ne kete rrugetim, edhe kur degjoja ne kor fansat europiane qe kendonin shqip #Kthejutokes, edhe kur me nisnin nga Tirana lajme nga me te çuditshmet! Une bera dje ate per te cilen marre fryme, per te cilen edhe erdha ne kete skene:Kendova!! Jam emocionuar si kurre me pare me 3 minutat e mia dhe te Shqiperise, akoma me shume kur degjova: Albania!?? Po jetoj endrren time, mbeshtetja dhe votat tuaja nuk ndalen fluturimin e shqiponjes!! Jemi ne finale, por tashme une mendoj se kemi fituar, jo vetem me kualifikimin por edhe me njeri-tjetrin! U beme bashke si kurre me pare dhe une per kete ju jam pafund mirenjohese!!! Ju dua shume, shihemi ne finale❤❤ #Kthejutokes #Albania #GrandeFinal #02 @eurovision @eriona_rushiti @enis.mullaj @martin_leka @kleartduraj @sokol_marsi @ardiasllani @emmastyling @makeupbysuela @tirigjoci @artemisa.mithi @wendimancaku @rtshtv @festivali_rtsh @andrixhahu @eurovisionalbania @besi499 @gencgjineci @andikotri @ermal.peci

A post shared by JONIDA MALIQI (@jonidamaliqi) on


“Shqiponja prek qiellin, sytë dhe këmbët rikthehen gjithmonë në tokë!! Nuk kam heshtur asnjë moment në këtë rrugëtim, edhe kur dëgjoja në kor fansat europianë që këndonin shqip #Kthejutokës, edhe kur më nisnin nga Tirana lajme nga më të çuditshmet! Unë bëra dje atë për të cilën marr frymë, për të cilën edhe erdha në këtë skenë: Këndova!! Jam emocionuar si kurrë më parë me 3 minutat e mia dhe të Shqipërisë, akoma më shumë kur dëgjova: Albania! Po jetoj ëndrrën time, mbështetja dhe votat tuaja nuk ndalën fluturimin e shqiponjës!! Jemi në finale, por, tashmë, unë mendoj se kemi fituar, jo vetëm me kualifikimin, por edhe me njëri-tjetrin! U bëmë bashkë si kurrë më parë dhe unë për këtë ju jam pafund mirënjohëse!!! Ju dua shumë, shihemi në finale”, shkruan Jonida krahas videos.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al