6 Maj, 2023

Efi Dhedhes finalistja e dytë që heq dorë nga ‘BBVIP’, Luizi dhe Kristi në garë për të fituar çmimin e madh


Efi Dhedhes është finalistja e dyqë që heq dorë përfundimisht nga çmimi i madh i Big Brother VIP.

Ish-konkurrentja e ‘BBVIP’, e cila u rikthye disa javë më parë në shtëpinë e famshme pas dy muajsh që ishte eliminuar nga gara arriti të bëhej një nga katër finalistët e lojës.

Ish-banorja është larguar duke marrë me vete dhe 10 mijë euro.

Tashmë Luizi dhe Kristi janë dy finalistët të cilët ndodhen përballë njëri-tjetrit ku në fund vetëm njëri prej tyre do ta fitojë çmimin e madh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al