23 Tetor, 2020

Ed Sheeran dhuron sendet personale në ankandin e bamirësisë


Ed Sheeran ka dhuruar sendet e tij personale në një ankand bamirësie.

Ankandi i bamirësisë u organizua me ndihmën e prindërve të tij, për të mbështetur të rinjtë në Suffolk, përfshirë edhe krijimin e një parku lojërash në Ipswich.

Mes sendeve të dorëzuara ishte teksti i shkruar me dorë i hitit të tij “Perfect”.

David Beckham, Kylie Minogue dhe Usain Bolt dhuruan gjithashtu artikuj në ankandin në internet, i cili zgjat deri më 8 nëntor.

Data e përfundimit të ankandit përkon me ditën e fundit të ekspozitës “Ed Sheeran: Made in Suffolk”, që tregon historinë e ngritjes së tij në një yll botëror.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al