30 Prill, 2021

E zhveshur dhe e dehur në timon, Policia ndalon spikeren e lajmeve dhe e gjobit


0_PAY-Feven-Kiflegiorgis9

Një spikere e lajmeve e televizionit Fox 5 në Las Vegas u gjet e zhveshur dhe e dehur në timon duke drejtuar makinën e saj.

Feven Kiflegiorgis, një prezantues e cila njihet edhe si Feven Kay, u ndalua nga policia në Sin City mëngjesin e 20 Marsit.

Sipas mediave të huaja, e reja i tha oficerëve të policisë se nuk e mbante mend se si kishte përfunduar e zhveshur në makinë dhe refuzoi të bënte një analizë gjaku.

Kiflegiorgis u shfaq pas disa ditësh në Fox 5 dhe iu drejtua teleshikuesve: “Shumë prej jush e kanë vënë re mungesën time në transmetim për disa javë. Teksa jeta vazhdon, dua që ju ta dini se kam mësuar nga ky incident dhe do të vazhdoj të mësoj.”

0_PAY-Feven-Kiflegiorgis2

Ajo u gjobit me 1,000 $ dhe iu kërkua të ndiqte një kurs patente për trajnim shtesë.

E reja u lind në Afrikën Lindore dhe u rrit në Kaliforni, ku studioi gazetari në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë, Northridge.

Karriera e saj në televizion filloi në KTLA në Los Angeles.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al