13 Shkurt, 2018

E vutë re këmishën e Marina Vjollcës? Ja çmimi i “kripur” (FOTO)


Moderatorja Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj Getoar Selimi paskan një gjë të përbashkët, përveç dashurisë që i lidh ata të dy.

Si Getoari ashtu edhe Marina janë të fiksuar pas aksesorëve dhe veshjeve të markave më të shtrenjta dhe këtë na e kanë treguar vetë me postimet e shumta në rrjetin social “Instagram”.

Dyshja së fundi na ka treguar se janë duke shijuar super pushimet në Zvicër me disa foto që vërtet të bëjnë zili.

Marina ka postuar së fundmi dy foto vërtet të bukura në “Instagram”, por një detaj i veçantë që bie në sy është këmisha e saj elegante me ngjyrë rozë të çelët.

Sipas faqes së “Instagram”-it që merret me veshjet dhe aksesorët e Vip-ave, “Whattheywearing” kjo këmishë është e markës “Tom Ford” dhe kushton plot 815 euro.

PANORAMA PLUS

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al