15 Mars, 2019

“E shikon veten në ndonjë film?”, moderatori i njohur habit me përgjigjen


Moderatori i njohur, Isli Islami, përveç moderimit ka treguar se ka dhe një talent në të kënduar.

Isli ka kënduar në emisionet e tij e madje ka qenë i ftuar dhe në “The Voice” ku ka lënë pa fjalë publikun me zërin.

Së fundmi, moderatori ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Ai u është përgjigjur pyetjeve të shumta që ka marrë në “Instastory”.

Një fans e ka pyetur se nëse do të provonte ndonjëherë aktrimin.  Moderatori i “Wake up” ka habitur teksa ka thënë se është i gatshëm për çdo rol që mund t’i ofrohet.

“Aaa më ke gjetur midenë. Më kanë thënë që kam plastikë shumë të mirë për aktor. Nuk e kam mbyllur asnjëherë atë derë, kështu që kush e di. Pastaj ne ‘Hollywood’ më çove larg, edhe një Kinostudioje këtu s’do i kisha thënë jo”, ka thënë Isli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al