Një grup shkencëtarësh kanë ndërtuar një software, që sipas tyre është në gjendje të ndajë njerëzit në bazë të orientimit seksual. Software është produkt i studiuesve të Universitetit të Stanfordit. Algoritmi i tij është ndërtuar në bazë të 14 mijë portreteve që ekipi që punoi për të i siguroi nga një faqe amerikane për takime.
Si përfundim, shkencëtarët thonë se produkti i tyre në 81 për qind të rasteve ka gjetur saktësisht nëse një portret i caktuar i përket një personi heteroseksual apo homoseksual.
Detajet e aplikacionit dhe vetë studimit pritet të publikohen së shpejti në revistën “Personality and Social Psychology”, por ende pa gjetur dritën e publikimit studiuesit janë vënë në shënjestër të dy grupeve të mëdha aktivistësh LGTB.Sipas tyre, ky aplikacion është i rrezikshëm dhe autorët e tij i quajnë pseudo-shkencëtarë./Top Channel/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al