4 Maj, 2023

E para në botë e një modeli të tille, partnerja e Ronaldos shfaq makinën e saj të re


Georgina Rodriguez ishte personi i parë në Spanjë dhe një nga njerëzit e parë në botë që zotëroi SUV-in e ri Smart1. Motori plotësisht elektrik thuhet të jetë i pari nga vetëm 1000 njësi në Evropë.

Pavarësisht koleksionit të makinave luksoze të Georgina dhe partnerit Cristiano Ronaldo, makina Smart1 kushton  41,200 funte (47 mijë euro).

29-vjeçarja tregoi makinën në serialin e saj në Netflix “I am Georgina”. Në episodin e pestë të serisë së dytë të dokumentarit të saj , Georgina lejon një nga shoqet e saj të drejtoi timonin.

Makina e re dhe fantastike Smart e Georgina ka një distancë prej 273 miljesh dhe Mundo Deportivo thotë se modeles dhe influencueses spanjoll i pëlqen shkathtësia dhe dizajni i saj.

Georgina thuhet se ka një model të kufizuar, por makina ka gjithashtu një model luksoz ‘Premium’, një model ‘Comfort Pro+’ dhe një gamë sportive ‘BRABUS’.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al