2 Shtator, 2017

E pabesueshme, Sony “klonon” në 3D


Kompania Sony  në “LFA Technology” në Berlin, prezantoi dy pajisje të saj të reja, Xperia XZ1 dhe XZ1 Compact, ku risia më e madhe është një aplikacion i vetëm. Bëhet fjalë për një aplikacion në gjendje që të krijojë imazhe të detajuara tri dimensionale (3D) të pothuajse çdo objekti.

Rikrijimi në 3D bëhet përmes kamerës së fuqishme të pajisjes dhe ndryshe nga aplikacionet e ngjashme, që për të krijuar këto lloj imazhesh dërgojnë të dhënat për procesim në serverat e tyre, aplikacioni i Sony-t bën gjithçka në telefon, kjo falë edhe fuqisë së madhe të procesorit me të cilin mbërrin pajisja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al