10 Mars, 2020

E mbajti sekret por më në fund e zbuloi, reperi i njohur shqiptar i jep fund beqarisë. Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën?


Reperi i njohur Gold Ag e ka mbajtur jetën e tij private larg vëmendjes së mediave.

Ai është treguar mjaft hermetik për sa i përket jetës sentimentale.

Por Gold Ag vendosi më në fund të zbulojë një detaj shumë të rëndësishëm.

Reperi i dha fund beqarisë duke u kurorëzuar në martesë dashurinë e tij.

Ai është martuar më 5 mars por lajmin e bëri të ditur dje me anë të një postimi në Instagram. Gold Ag publikoi një foto me duart e bashkëshortes së tij duke bërë simbolin e shqiponjës me unazat e martesës në gisht.

Nuk dihen shumë detaje rreth partneres së tij prej 4 vitesh. Raportohet se ajo është shqiptare dhe se jeton në Zvicër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al