7 Maj, 2020

E mbajtën sekret për një kohë të gjatë, Cara Delevingne ndahet nga aktorja pas dy vitesh lidhje


Cara Delevingne dhe Ashley Benson i ka dhënë fund lidhjes pas dy vitesh së bashku.

Burime për People thanë se modelja dhe aktroja u ndanë në prill.

Ato u lidhën në maj 2018 por e mbajtën sekret deri vitin e kaluar kur e bënë publike.

Cara konfirmoi lidhjen me Benson me anë të një video live në Instagram.

Sipas burimeve, çifti kishin pasur uljet dhe ngritjet e tyre në marrëdhënien por në prill mori fund.

“Unë gjithashtu kam një grua shumë të veçantë ketu që dua ta falënderoj dhe ti e di kush je,”- tha Delevingne në fjalimin e saj ne TrevorLIVE Gala në korrik 2019 duke iu drejtuar aktores. “Ajo është një nga njerëzit që më ndihmoi të dua veten time kur më duhej më së shumti dhe vërtet më duhej. Ajo më tregoi se cila është dashuria e vërtetë dhe si ta pranoj atë, gjë që ishte shumë më e vështirë nga sa  e mendoja.”

/Panoramaplus.al

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al